Sot për herë të parë mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Aktuale

Sot për herë të parë mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Më: 26 prill 2024 Në ora: 08:37
Foto ilustrim

Sot do të mbahet një seancë e rregullt e Kuvendit Komunal të Zubin Potokut, herë të parë në objektin e komunës që pas zgjedhjeve të 23 prillit të vitit të kaluar.

Lajmin për median e ka konfirmuar kryetari i kësaj komuna, Izmir Zeqiri.

Ai tha se në këtë seancë do të jenë vetëm dy pika të rendit të ditës, e para për për themelimin e Komisionit për pranimin e objektit si dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar.

“Sot kemi seancë në objektin e komunës. Rendi i ditës është për themelimin e Komisionit për pranimin e objektit dhe miratimi i proces verbalit nga mbledhja e kaluar”, ka thënë Zeqiri.

Ndryshe, është bërë tashmë një prej kur u bë kryetar i kësaj komune Izmir Zeqiri i cili detyrën e ka ushtruar nga zyrat alternative në fshatin Çabër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat