“Kam qejf me flejtë në atë dhomën ku ka flejtë Titoja”, Xhavit Haliti tregon pse flejti në hotel Grand

Aktuale

“Kam qejf me flejtë në atë dhomën ku ka flejtë Titoja”, Xhavit Haliti tregon pse flejti në hotel Grand

Më: 26 prill 2024 Në ora: 10:30
Xhavit Haliti

Xhavit Haliti thotë se ‘kushdo që kreu vrasjet e pasluftës – me qëllim të dëmtimit të UÇK-së – iu thaftë dora’. Në një intervistë si rrallëherë, Haliti flet si më poshtë…

“Për të thënë kush i ka vra, duhet të paktën një rast e e ditë. Për me thënë kush i ka vra, kushdo që i ka vra, nëse e ka pasë qëllim me e komprementu UÇK-në, dora iu thaftë.

Mendoj që është gjynah me thanë kështu, ka tylifarë budallai, ka tylifarë hakmarrje personale, familjare, por s’mundesh me e përjashtu që edhe njerëzit që kanë qenë në UÇK nuk e kanë vra dikë në shenjë hakmarrje.

Efekti ka qenë shumë i keq. Në 2001 ka qenë sentiment shumë i keq.

Shiko, tani problemi është se dikush e mori në kontroll edhe propagandën edhe shërbimet”, thotë Xhavit Haliti.

Ai ka folur për herë të parë edhe lidhur me ‘fjalët’ që Haliti po qëndronte në hotelin Grand pas luftës. E konfirmon se ka jetuar aty për sigurinë e tij.

“Është e vërtetë që kam flejtë në Grand dhe e falënderoj drejtorin e Grandit edhe sot, ndoshta edhe ai më falënderon mu për disa sene.

Unë kam sku për shaka dhe kam thënë kam qejf me flejtë në atë dhomën ku ka flejtë Titoja.

Edhe më tha merri çelësat dhe rri sa të duash. Dhomën ma kanë lënë pa pare dhe i falënderoj fort sepse siguria për mu ka qenë shumë ma e madhe në Grand se me pas shku në ndonjë banesë.

Tani ato përpjekjet për të ma mbyllë gojën dhe për ta shtramu të vërtetën për UÇK-në kanë qenë shumë të mëdha”, thotë Haliti.

Për një prej koalicioneve më të përfolura pas luftës, nga viti 2004, mes LDK dhe AAK, Xhavit Haliti thotë kështu:

“Unë unk i kam dhanë pesë pare kush në cilin koalicion po shkon. Unë kam bërë përpjekje që PDK me u forcu. Por, fuqia ime nuk ka qenë e tillë sa unë me damtu sepse unë nuk kam qenë kryetar i partisë apo sekretar i përgjithshëm. Unë sa kam mujtë më kontribu kam kontribu”, thotë ai.

Ja çka thotë Xhavit Haliti për rolin e ShIK-ut:

“Unë nuk kam pasë kurrfarë roli dhe e vetmja ka qenë kur kam shku e kam taku Kadriun dhe Ilminë por aty poshtë e kanë pasë njëfarë saune edhe unë jam qejfli i saune edhe ato veglat për me humë kilogramë.

Ka qenë një saunë aty, nuk ka qenë legjendë kjo. Por u prish dikur, se njerëz që nuk dinë, a po din se njerëzit mësohen kadale edhe qaty kemi nejtë.

Shumicën e tyne i njoh dhe i respektoj”, thotë ai.

Në këtë intervistë, Xhavit Haliti ka evokuar kujtime nga takimi i parë me Presidentin Ibrahim Rugova dhe me figura të tjera të LDK-së.

“Nuk ia morën Gelbardit deklaratën që ‘e kam taku UCK-në dhe ata nuk janë terroristë’. Dikë në LDK e irritoi kjo deklaratë dhe ata pastaj kanë dërgu një letër në emër të Ibrahim Rugovës, për të cilën Rugova nuk ka qenë në dijeni dhe kanë kërku që Gelbard të mos vinte më në Kosovë.

Në këtë situatë zonja Albright është dashtë me vepru dhe e ka thirrë Chris Hillin dhe e ka lutë të vije në Shkup.

Ajo përpjekja e Hillit ka fillu, është një problem tjetër.

Rugovanuk e dinte që po shkonte ajo letër, nuk e ka ditë deir kur ka ka vdekë.

Ibrahim Rugoën e kam taku në vitin 1990, në Llugano dhe e kam taku për këtë pra, për t’i treguar që ekziston një lëvizje.

Ai tha ‘Xhavit unë nuk muj me iu mbështetë publikisht në asnjë variant, por nuk do t’iu pengoj. Unë kam rrugën time paqësore dhe në këtë rrugë, asaj dua t’i përmbahem, por unë kurrë nuk kam me dalë kundër jush.

Pastaj jemi taku disa herë, ndërkohë jam taku edhe me Bukoshin edhe me të tjerë”, thotë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat