Si u sulmova në veri të Kosovës? Gazetarja tregon përballjen me agresorët

Aktuale

Si u sulmova në veri të Kosovës? Gazetarja tregon përballjen me agresorët

Më: 26 prill 2024 Në ora: 12:32
Foto ilustrim

Ambasadori i SHBA-së, Jeff Hovenier, i dha Çmimin Gruaja e Guximshme gazetares Venera Xhoxhaj-Adili, e cila u sulmua në Veri teksa ishte duke raportuar për trazirat  në qershor të vitit të kaluar.

Hovenier ka përmendur edhe punën e saj “në mbështetje të ndërgjegjësimit për komunitetet e margjinalizuara anembanë Kosovës”.

Venera Xhoxhaj-Adili  ishte e ftuar në Euronews Albania ku ka treguar vështirësitë raportimit, një vit më parë në Veri të Kosovës.

Ajo thotë se kanë parë momentet që janë sulmuar të gjithë gazetarët, ndërsa përpiqet që ato situata të mos i kujtojë shpeshë.

“Ne punojmë për ta bërë punën më së miri si gazetarë dhe nuk punojmë për të tjerat. Vitin e kaluar në Veri gjatë sulmit në Banjskë, ato ditë  kanë qenë  shumë të tensionuar. Shpeshëherë para meje janë sulmuar ekipet e mediave jo vetëm të Kosovës por dhe të tjerët në forma shumë të rënda.

Ka qenë një situatë që ne e kemi ditur nivelin e rrezikut dhe të tensionimit që po ndodh. Ne kemi parë goditje dhe fyerje  nga  distance shumë të ashpra. Ndihem mirë që pas asaj që ndodhi jemi  këtu ku jemi. Ne përmbushëm misionin dhe treguam për gjendjen që ishte atje”-tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat