Sondazhi befasues: Bie pak përkrahja e qytetarëve për lidershipin e SHBA-së

Aktuale

Sondazhi befasues: Bie pak përkrahja e qytetarëve për lidershipin e SHBA-së

Më: 26 prill 2024 Në ora: 14:51
Ilustrim

Shqiptarët në përgjithësi, posaçërisht ata në Kosovë, janë ndër njerëzit më pro-amerikanë. Përkrahja për Shtetet e Bashkuara të Amerikës është evidentuar edhe në anketën e fundit të “Gallup”-it, kompanisë së njohur amerikane për sondazhe e analiza.

Në raportin e titulluar “Vlerësimi i liderëve botërorë: ShBA kundër Gjermanisë, Kinës dhe Rusisë”, Kosova renditet e para në Evropë për nga aprovimi i lidershipit të ShBA-së.

84 për qind e kosovarëve e aprovojnë lidershipin amerikan, ndërsa 6 për qind nuk e aprovojnë atë. Ndërsa 10 për qind kanë refuzuar të përgjigjen ose nuk e dinë.

Megjithatë, ekziston një ndryshim. Për dallim nga viti 2022, në vitin 2023 përkrahja apo aprovimi i lidershipit amerikan në Kosovë ka rënë për 6 për qind.

E dyta në këtë renditje është Polonia, me 73 për qind të aprovimit të lidershipit amerikan gjatë vitit 2023. Ndërsa e treta, jo befasisht, është Shqipëria. Në këtë vend, shqiptarët kanë një aprovim prej 63 për qind për lidershipin amerikan.

Ndërsa vendet e tjera të rajonit kanë mendime më pak të favorshme për lidershipin amerikan. Për dallim nga qytetarët e Kosovës e Shqipërisë, vendet e tjera të rajonit nuk kanë mendime aq pozitive për lidershipin amerikan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat