​240 të rinj përfitojnë trajnime falas në teknologji informative

Aktuale

​240 të rinj përfitojnë trajnime falas në teknologji informative

Më: 26 prill 2024 Në ora: 17:44
Foto ilustrim

Ministri i Financave Hekuran Murati, menaxheri i projektit Fit for Jobs, Tobias Seiberlich dhe drejtoresha e Agjencisë së Punësimit Jehona Rexha takuan sot përfituesit nga skema e kuponëve për trajnim në teknologji informative.

Në kuadër të kësaj skeme, 240 të rinj kanë përfituar kuponë trajnimi në fusha të ndryshme të teknologjisë informative nga marketingu, dizajni e deri te programi e rrjetet kompjuterike.

Me këtë rast, ministri Murati ritheksoi mbështetjen e Qeverisë në ngritjen e kapaciteteve për tranzicion më të lehtë nga edukimi në punësim.

"Nga ana jonë, për ta bërë tranzicionin tuaj më të lehtë për tregun e punës, kemi dedikuar platforma dhe masa të veçanta, si superpuna e Kosovo Generation Unlimited," tha ai.

Menaxheri i projektit Fit for Jobs, theksoi bashkëpunimin e suksesshëm në mes të GIZ dhe Ministrisë së Financave për aktivizimin e të rinjve në tregun e punës, ndërsa drejtoresha e Agjencisë së Punësimit ftoi të rinjtë të regjistrohen në zyrat e punësimit në komunat e tyre, që të përfitojnë nga ofertat e kësaj agjencie.

Në këtë takim, të rinjtë patën mundësi të mësojnë më shumë mbi masat që ofron Qeveria e Kosovës nga këshilltarët e punësimit të APRK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat