Vlora Ҫitaku e lavdëron fortë këtë ish Presidente të Kosovës

Aktuale

Vlora Ҫitaku e lavdëron fortë këtë ish Presidente të Kosovës

Nga: H.O. Më: 26 prill 2024 Në ora: 19:38
Vlora Çitaku

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Ҫitaku në një postim të saj në Facebook ka lavdëruar punën e ish presidents së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Ҫitaku shkruan se Jahjaga e do vendin e saj edhe kur është në pushtet edhe kur nuk është, sepse shërbimi ndaj vendit është mission e jo pozitë.

Postimi i plotë:

Presidentja Jahjaga mishëron frymën e shërbyesit publik e cila / i cili e don vendin e vet, pavarësisht pushtetit.

E don edhe kur është në pushtet, edhe kur nuk është në pushtet. Sepse shërbimi ndaj vendit nuk është pozitë, por është mision.

Përkundër goditjeve të ulta, Presidentja Jahjaga asnjëherë nuk është bërë pjesë e betejave të imta. Përkundrazi, ka qenë gjithmonë përbashkuese.

Falemnderit Presidente Jahjaga që vazhdon të jesh shembull i dashurisë pa kushte për Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat