“Haram e paç besimin e besimtarëve”, Ahmed Kalaja i reagon Kurtit për martesat e gjinisë së njëjtë

Aktuale

“Haram e paç besimin e besimtarëve”, Ahmed Kalaja i reagon Kurtit për martesat e gjinisë së njëjtë

Më: 26 prill 2024 Në ora: 21:09
Ahmed Kalaja

Gjatë së premtes kryeministri, Albin Kurti, nga Berlini paralajmëroi se së shpejti do të shkojë në Kuvend për votim Projekt-Kodi Civil. Kurse premtoi se personalisht do të punojë për t’i siguruar votat.

“Kosova do të synojë që së shpejti të bëhet vendi i dytë në Ballkanin Perëndimor, pas fqinjëve tanë Mali i Zi, duke u ofruar qytetarëve të saj të drejtën e bashkimeve civile të së njëjtës gjini… Për këtë unë personalisht do të ndërtoj një shumicë parlamentare – dhe do të bëj thirrje për mbështetje të gjerë për këtë edhe nga partitë opozitare”, ka deklaruar Kurti.

E Kurtit i reaguar një imam nga Shqipëria, respektivisht imami nga Tirana, Ahmed Kalaja.

“Kurrë mos ta mundësoftë Allahu! Amin! Harram e paç besimin e besimtarëve!!!”, ka shkruar Kalaja, në Facebook.

Rreth deklarimit të Kurtit ka folur edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Gramoz Agusholli, të cilin e ka lavdëruar imami nga Tirana.

“Ka akoma burra në Dardani. Bravo e madhe për ty vlla! Hallall të qoftë!”, ka shkruar Kalaja, teksa ka shpërndarë qëndrimin e Agushollit, që ka deklaruar se nuk do të ndryshoj aspak qëndrim sa i përket votës së tij rreth lejimit e bashkëjetesës për personat e gjinisë së njëjtë.

“Ai mundet ndonjë trysni me pas, por nuk ka me ndiku me trysni tek unë. Unë mendoj përtej trysnisë, përtej partisë e para se gjithave, mendoj për popullin, kur janë këto çështje në pyetje’’, ka deklaruar Agusholli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat