Lekaj: Komenti i Macronit për Asociacionin, mesazh dhe alarm për orientimin dhe vendimet e Qeverisë

Aktuale

Lekaj: Komenti i Macronit për Asociacionin, mesazh dhe alarm për orientimin dhe vendimet e Qeverisë

Më: 27 prill 2024 Në ora: 10:48
Pal Lekaj

Pal Lekaj nga radhët e AAK-së, lidhur me kërkesën e ndërkombëtarëve drejtuar Kurtit për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe si parakusht për anëtarësim të Kosovës në KiE, thotë se është një mesazh dhe alarm për orientimin e Qeverisë në lidhje me epilogun e marrëveshjes finale Kosovë-Serbi.

“Komenti i Macronit është një mesazh dhe alarm për orientimin dhe vendimet e Qeverisë në lidhje me epilogun e marrëveshjes finale Kosovë-Serbi”, tha Lekaj.

Deputeti Lekaj  tha poashtu se Kryeministri duhet ta kuptoj se nevojitet konsensus politik për arritjen e marrëveshjes dhe anëtarësimin në KiE dhe se Kurti ka nevojë për këshilla nga aleatët ndërkombëtarë.

“Kryeministri përfundimisht duhet ta kuptojë që pa një konsensus politik mes partive politike nuk mund të arrijmë një marrëveshje me Serbinë dhe rrjedhimisht anëtarësimin e Plotë në Këshillin e Evropës. Kosova dhe spektri politik ka nevojë për bashkëpunim, ndërsa Kryeministri ka nevojë të marr mësime nga këshillat dhe mesazhet e aleatëve tanë evropianë dhe ndërkombëtarë, nëse dëshirojmë një të ardhme të mirë dhe të sigurt për vendin”, tha Lekaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat