Qerkini akuzon Brukselin: Ka stagnuar procesin e personave të pagjetur

Aktuale

Qerkini akuzon Brukselin: Ka stagnuar procesin e personave të pagjetur

Më: 27 prill 2024 Në ora: 11:09
Bajram Qerkini, kryetar i Këshillit Koordinues të Asociacioneve të Familjarëve të të Zhdukurve

Bajram Qerkini, kryetar i Këshillit Koordinues të Asociacioneve të Familjarëve të të Zhdukurve, ka thënë se Brukseli ka stagnuar procesin e personava të pagjetur.

“Ne familjarët kemi të drejtë edhe kur s’kemi të drejtë kemi të drejtë të kritikojmë dhe të kërkojmë atë të pamundshme. Republika e Kosovës të zbatojë kur nuk e përkrahin shtetet. Sot sot i patë shumë ambasador, ku une kom pasë takim me ta, Brukseli me vendimet e veta duke thënë se duhet jetë prioritet humanitar personat e pagjetur, e ka stagnuar komplet procesin e personave të pagjetur”, u shpreh Qerkini.

Ai iu drejtua edhe presidentes së Kosovës Vjosa Osmanit, duke i thënë që duhet bërë më shumë në këtë proces.

Ndërkohë presidentja Osmani potencoi se plaga e Kosovës do të mbetet e hapur derisa nuk kthehen te gjithë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat