Haradinaj: Nuk është rastësi që Dita e të Pagjeturve, shënohet në ditën e masakrës së Mejës

Aktuale

Haradinaj: Nuk është rastësi që Dita e të Pagjeturve, shënohet në ditën e masakrës së Mejës

Më: 27 prill 2024 Në ora: 14:52
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar 25-vjetorin e masakrës së Mejës dhe Ditën e Personave të Zhdukur me dhunë.

Haradinaj ka thënë se nuk është rastësi që dita kombëtare e Personave të Zhdukur me dhunë shënohet në ditën e masakrës së Mejës.

Ai ka thënë se në këtë datë, forcat serbe kanë kryer njërën ndër masakrat më të mëdha në Kosovë, duke vrarë 377 civilë shqiptarë.

“Shqiptarë të pambrojtur të dy besimeve fetare që kishin vetëm një ëndërr, lirinë e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ai është shprehur se kurrë nuk do ta harrojnë kujtimin për ta dhe se nuk do të ndalojnë së kërkuari drejtësi.

“Pushofshin të qetë në tokën e Kosovës!”, ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat