Listës Serbe i vjen një reagim nga qeveria Kurti: Koha e banditëve ka ikur

Aktuale

Listës Serbe i vjen një reagim nga qeveria Kurti: Koha e banditëve ka ikur

Më: 27 prill 2024 Në ora: 15:50
Foto ilustrim

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, përmes një postim në "X", i është përgjigjur Listës Serbe në lidhje me referendumin e mbajtur në katër komunat në veri.

Kryeziu tha se reagimi i Listës Serbe vjen për shkak të humbjes së mjeteve të tyre për të bërë presion ndaj serbëve.

“Deklarata e Listës Serbe në fakt është një reagim ndaj humbjes së mjeteve të tyre për të bërë presion dhe frikësim ndaj bashkëqytetarëve tanë” – shkroi ai.

Tutje, zëdhënësi i qeverisë u ka përmendur edhe dy organizatat serbe, që Qeveria e Kosovës nën udhëheqjen e kryeministrit Albin Kurti, i shpalli si terroriste.

“Koha e banditëve dhe mashtruesve të kthyer në terroristë të "Brigadës së Veriut" dhe "Mbrojtjes Civile" ka ikur. Të gjithë duhet të mësohen me shtetin ligjor në një republikë demokratike” – shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat