Mesiq: Serbia e madhe nuk mund të bëhet

Aktuale

Mesiq: Serbia e madhe nuk mund të bëhet

Më: 27 prill 2024 Në ora: 15:56
Ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq

Ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq, ka evokuar kujtime nga koha kur ai ishte presidenti i fundit i Jugosllavisë, e cila po shkonte drejt fundit.

Ai gjatë Takimit të Madh të Prishtinës për integrimet ndërshqiptare e ndërballkanike, ka bërë përgjegjës ish-kasapin e Ballkanit Sllobodan Millosheviq për të gjitha viktimat e shkaktuar në Kroaci, Bosnje e Kosovë.

Mesiq ka thënë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq po i vazhdon politikat e Sllobodan Millosheviqit për krijimin e Serbisë së madhe, e cila sipas tij nuk mund të bëhet kurrë.

“Ju falënderoj shumë që për 25-vjetorin e Pavarësisë të Kosovës gjendem këtu. Kur kam ardhur atëherë në Beograd, isha kryetari i Kryesisë së Jugosllavisë. E marr guximin t’ju them që unë do të jemi kryetari i fundit i Jugosllavisë. Millosheviq nuk mundej të fitohet me atë që ne e propozuam të bëjmë konfederata. Ai nuk e pranoi këta këshillën tonë dhe mori një kahja tjetër, Iniciativa ime atëherë ishte që çështjet publike dhe dy krahinat tregonin shtetin për sakrifica të veta secili në vetveten e vet. Mendimi ishte që secili shtet të marrë kahun e vet. Millosheviq dhe njerëzit e tij nuk mundën ta pranojnë këtë model, i cili do të ishte pa luftë, pa viktima dhe do të ishte në të mirën e të gjithë popullit. E pamë të gjithë se si mbaroi kjo punë dhe me sa viktima mbaroi. Fatkeqësisht, ende ka nga ata që si Millosheviqi që këndej të bëhet Serbia e madhe, por unë ju them se ajo nuk mundet të bëhet. Për të gjithë ata që mendojnë që Serbia mundet të bëhet një shtet i madh, unë ju them që Serbia është një shtet i vogël në Ballkan”, tha Mesiq.

Takimi PanShqiptar- NdërBallkanik- EuroAtlantik me tematikë: Histori- Identitet- Integrim, u mbajt në kuadër të 25-vjetorit të luftës legjendare të UÇK-NATO dhe lirisë së Kosovës në Prishtinë, me mbi 600 të ftuar nderi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat