A është milionere deputetja Duda Balje? Ajo befason me shifrat e deklaruara

Aktuale

A është milionere deputetja Duda Balje? Ajo befason me shifrat e deklaruara

Nga: H.O. Më: 27 prill 2024 Në ora: 19:24
Duda Balje

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje ka deklaruar poashtu pasurinë e saj në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Ajo te pasuria e paluajtshme ka deklaruar se ka pasuri në vlerën 625 mijë euro, apo më tepër se gjysmë milioni.

Image

Deputetja Balje ka deklaruar se te pasuria e luajtshme posedon një veturë në vlerën 18 mijë euro.

Ajo nuk ka publikuar shifra të mëdha të kursimeve, rreth 400 euro.

Image

Ndërsa te borxhet apo detyrimet ndaj dikujt, deputetja ka deklaruar se kapin vlerën mbi 24 mijë euro.

Të ardhurat vjetore të deputetes dhe bashkëshortit të saj, arrijnë në vlerën mbi 52 mijë euro.

Image

Pasuria në total e deklaruar e deputetes Duda Balje është në vlerën rreth 700 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat