Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Aktuale

Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Më: 28 prill 2024 Në ora: 13:15
Bali Muharremaj

Në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionin po vazhdon deklarimi i pasurisë së zyrtarëve publikë.

Pasurinë në këtë agjenci e ka deklaruar edhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

I pari i Suharekës, ka njoftuar se ka dy banesa, një shtëpi, truall dhe arë.

Muharremaj ka deklaruar se ka edhe një veturë, vlera e të cilës është 10 mijë euro.

Para të gatshme, kryetari i Suharekës ka mbi 1 mijë euro. Gjithashtu, edhe gruaja dhe fëmijët e tij kanë disa kursime.

Të hyra vjetore si kryetar i Suharekës, ai merr mbi 16 mijë euro. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat