Sot u nda nga jeta, LVV vlerëson angazhimin e Ali Lajçit në mbrojtje të territorit nga Demarkacioni i Murat Mehës

Aktuale

Sot u nda nga jeta, LVV vlerëson angazhimin e Ali Lajçit në mbrojtje të territorit nga Demarkacioni i Murat Mehës

Nga: M.L. Më: 28 prill 2024 Në ora: 20:44
I ndjeri Ali Lajçi

Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Pejës ka njoftuar për vdekjen e ish-deputetit dhe ish-kryetarit të kësaj komune Ali Lajçi.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, LVV thotë se me dhimbje të thellë u mësua lajmi për ndarjen nga jeta të Lajçit, duke theksuar si ai ishte një figurë e rëndësishme në historinë e Kosovës, një figurë e shquar në rrugën për lirinë dhe pavarësinë e vendit të tij.

Vetëvendosje ka kujtuar Lajçin si personalitet të vendosur për të mbrojtur interesat e Kosovës, siç ishte rasti me demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Postimi i plotë:

Me dhembje të thellë mësuam lajmin e ndarjes nga jeta të Ali Lajçit. Ai ishte një figurë e rëndësishme në historinë e Kosovës, një figurë e shquar në rrugën për lirinë dhe pavarësinë e vendit të tij.

Ali Lajçi ishte një zë i fortë dhe i vendosur për të mbrojtur interesat e Kosovës. Angazhimi i tij për të mbrojtur territorin dhe sovranitetin e vendit prej Demarkacionit të Murat Mehës ishte i shquar dhe i pamohueshëm. Ai ngriti zërin dhe u bë zëdhënësi i popullit, duke paraqitur argumente të forta kundër kësaj marrëveshje të dëmshme për vendin tonë.

Kontributi i tij si kryetar i Komunës së Pejës dhe deputet i Kuvendit të Kosovës do të kujtohet gjithmonë.

Ngushëllime për familjen e tij dhe të gjithë ata që e njohën dhe e respektuan.

Qofsh i qetë në paqe, Ali Lajçi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat