Grabovci: Vendit tonë ju shemb edhe një lis i madh

Aktuale

Grabovci: Vendit tonë ju shemb edhe një lis i madh

Nga: H.O. Më: 28 prill 2024 Në ora: 22:31
Ali Lajçi

Ish deputeti i PDK-së, Adem Grabovci në një postim të tij në Facebook ka ngushëlluar për vdekjen e deputetit Ali Lajҫi.

Grabovci shkruan se ai ishte si sypatrembur ishte nismetar i rreshtimeve të hershme drejt çlirimit dhe bashkimit të trojeve shqipëtare.

Postimi i plotë:

Vendit tonë,  ju shemb edhe një lis i madh!

Aliu, nuk ishte ai që i bashkohej rreshtit, si sypatrembur ishte nismetar i rreshtimeve të hershme drejt çlirimit dhe bashkimit të trojeve shqipëtare.

Ngushëllime familjes Lajçi, shokëve dhe bashkëveprimtarëve që patën fatin të rrugëtojnë me të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat