Ky është qytetari nga Kosova që vrau pronarin e restorantit në Gjermani

Aktuale

Ky është qytetari nga Kosova që vrau pronarin e restorantit në Gjermani

Më: 29 prill 2024 Në ora: 00:08
Rushit Llapi

Rushit Llapi është qytetari nga Kosova që qëlloi për vdekje pronarin e një restoranti në Gjermani.

Rasti ka ndodhur të dielën para një restoranti në qendër të qytetit në Duseldorf.

Sipas mediave vendase, pronari 38-vjeçar i një lokali në Herzogstraße në lagjen Friedrichstadt ka debatuar me një shqiptar 52-vjeçar me origjinë nga Kosova.

Ata dolën jashtë restorantit për të zgjidhur debatin me tyre, por sherri u përshkallëzua dhe 52-vjeçari ka nxjerrë papritur armën dhe ka qëlluar disa herë viktimën.

Llapi tashmë është arrestuar nga policia gjermane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat