Rushit Llapi është qytetari nga Kosova që qëlloi për vdekje pronarin e një restoranti në Gjermani.
Rasti ka ndodhur të dielën para një restoranti në qendër të qytetit në Duseldorf.
Sipas mediave vendase, pronari 38-vjeçar i një lokali në Herzogstraße në lagjen Friedrichstadt ka debatuar me një shqiptar 52-vjeçar me origjinë nga Kosova.
Ata dolën jashtë restorantit për të zgjidhur debatin me tyre, por sherri u përshkallëzua dhe 52-vjeçari ka nxjerrë papritur armën dhe ka qëlluar disa herë viktimën.
Llapi tashmë është arrestuar nga policia gjermane.