Instruktorë turkë realizojnë trajnime me ushtarakët e Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së

Aktuale

Instruktorë turkë realizojnë trajnime me ushtarakët e Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së

Më: 29 prill 2024 Në ora: 10:22
FSK

Forcat e Armatosura të Turqisë, konkretisht instruktorë turkë kanë realizuar trajnime me ushtarakët e Komandës së Forcave Tokësore të regjimentit të parë dhe regjimentit të tretë.

Qëllimi i këtij bashkëpunimi ka të bëjë me ngritjen e kapaciteteve profesionale luftarake.

Po ashtu edhe edukimin për përdorimin e sigurt të armëve: Mortaja (60 MM) dhe HAR-66.

“Mbështetja e vazhdueshme e partnerëve për të ngritur kapacitetet e FSK-së, bazuar në planin gjithëpërfshirës të tranzicionit është e vazhdueshme, trajnimet dhe shkëmbimi i përvojave ndikon drejtpërdrejtë në ndërveprueshmërin me partnerën, Forca e Sigurisë së Kosovës ka treguar besueshmëri dhe e gatshme të kontribuoj në të mirë të paqes dhe sigurisë globale”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat