Mbi 25 mijë euro të hyra vjetore, kjo është pasuria e drejtorit të Doganës së Kosovës

Aktuale

Mbi 25 mijë euro të hyra vjetore, kjo është pasuria e drejtorit të Doganës së Kosovës

Më: 29 prill 2024 Në ora: 11:29
Agron Llugalliu

Drejtori i Doganës së Kosovës, Agron Llugalliu, ka deklaruar pranë Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, se gjatë 2023-tes ka pasur të hyra vjetore personale mbi 25 mijë euro derisa të hyrat e familjes, përfshirë bashkëshorten dhe prindërit arrin mbi 33 mijë euro.

Para të gatshme nuk është se ka edhe shumë.

Pranë APK-së, Llugaliu ka deklaruar se në instuticionet financiare, ka mbi 6300 euro të gatshme.

Ndërkaq sa i përket pasurisë së paluajtshme, Llugaliu ka deklaruar se ka një banesë në vlerë prej mbi 70 mijë euro dhe dy parcela tokë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat