Naser Hafizi ushtron padi ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj, kjo është arsyeja

Aktuale

Naser Hafizi ushtron padi ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj, kjo është arsyeja

Nga: M.L. Më: 29 prill 2024 Në ora: 11:53
Naser Hafizi dhe Liburn Aliu

Zëvendësdrejtori i Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore, Naser Hafizi ka njoftuar se ka ushtruar padi ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj pas akuzave të këtij të fundit se së bashku me ministrin Liburn Aliu kanë keqpërdorur fonde publike në sektorin e ambalazhimit të ujit.

Hafizi e ka paditur Mehmetajn për kompensim të dëmit për shkak të shpifjeve dhe fyerjes.

“Të nderuar qytetarë, Ashtu edhe siç kam paralajmëruar më herët, sot, me datë 24.04.2023, në Gjykatën Themelore të Prishtinës, kam ushtruar PADI ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj dhe Portalit Albanian Post për kompensim të dëmit për shkak të shpifjeve dhe fyerjes.

Padia që kam ushtruar sot, përmban mbi 250 faqe prova - materiale që demantojnë secilën nga shpifjet, fabrikimet e falsifikimet e dokumenteve dhe insinuatave të nivelit më të ulët të mundshëm.

Për shkak të tendecave të ulta për denigrimin e personalitetit tim, për çdo shpifje e fyerje të radhës, nga kushdo që bënë në adresën time, do të ushtroj PADI pa hezitim, gjithnjë sipas Ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës.

Unë kam besimin e plotë në drejtësinë e Republikës së Kosovës, e për hirë të së VËRTETËS, ftoj organet e drejtësisë, hetuesisë, prokurorisë dhe organet relevante që të hetojnë këtë çështje deri në detaje, në mënyrë të shpejtë, duke mos i dhënë hapësirë "gazetarëve" për të shpifur dhe për të krijuar huti në opinion, pa e kuptuar fare kompleksitetin e kësaj fushe”, shkruan Hafizi në profilin e tij në Facebook, duke shtuar se nuk ka falje të borxheve në asnjë mënyrë, por ka shpifje të njerëzve që dezinformojnë, e pastaj shpifin publikisht me po ato insinuata.

Ndryshe, Mehmetaj në deklaratën e tij kishte theksuar mungesën e pagesave të tarifave ligjore dhe procedurat e paligjshme të negocimit, shkaktimin e dëmeve në vlerë të dhjetëra miliona eurove për shtetin duke ua shlyer borxhin në forma të kundërligjshme kompanive që merren me ambalazhimin e ujit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat