Bulliqi dhe Aliu nënshkrujanë memorandum bashkëpunimi në vlerë mbi 1 milion euro

Aktuale

Bulliqi dhe Aliu nënshkrujanë memorandum bashkëpunimi në vlerë mbi 1 milion euro

Më: 29 prill 2024 Në ora: 12:07
Shpejtim Bulliqi bashkë me Ministrin e Mjedisit, Liburn Aliu

Komuna e Podujevës së bashku me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi në vlerë mbi 1 milionë euro.

Kështu ka bërë të ditur në një faqe zyrtare Komuna e Podujevës.

“Rikonstruimi dhe rehabilitimi i rrugës “Dëshmorët Babatinca” në vlerë prej 537 mijë euro.

Ndërtimi dhe asfaltimi i rrugës lidhëse Sfeçël-Dumosh në vlerë prej 159 mijë euro.

Ndërtimi dhe asfaltimi i rrugës lidhëse Bradash-Dobratin në vlerë financiare 155,500.00 euro.

Ndërtimi dhe asfaltimi i rrugës lidhëse nga gurthyesi deri në rrugën Sahit Llalloshi, në vlerë prej 185,150.00 euro”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, pas nënshkrimit të marrëveshjes, Kryetari  i Podujevës, Shpejtim Bulliqi bashkë me Ministrin e Mjedisit, Liburn Aliu kanë vizituar punimet që po realizohen në teren dhe ato që do të realizohen në bashkëpunim me MMPHI.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat