Vullnetari i Korpusit të Paqes: Do kujtojmë darkat e mrekullueshme me pite, flija

Aktuale

Vullnetari i Korpusit të Paqes: Do kujtojmë darkat e mrekullueshme me pite, flija

Më: 29 prill 2024 Në ora: 12:34
Winston Lee

Sot është bërë betimi i 10 vullnetarëve të rinj të Korpusit të Paqes në Kosovë.

E njëri nga ta në fjalim tha se në kujtesën e tyre do të mbesin ushqimet tradicionale që kanë ngrënë gjatë kohës së qëndrimit në Kamenicë.

“Koha të cilën e kalova në Kamenicë, të gjithë kemi rënë në dashuri me qytetin që na mirëpriti neve. Të gjithë ne do kujtojmë darkat e mrekullueshme me pite, flija, oriz me pulë, pasul, lakër me mish dhe qaj me shtapiqa menjëherë pas darkës me shumë muhabet me familjen”, u shpreh Winston Lee.

Pas deklaratës së vullnetarit, pjesëmarrësit filluan të qeshnin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat