Aktivisti nga Norvegjia kundër që lufta e UÇK-së të mësohet në shkolla: Kosovën e ka çliru NATO

Aktuale

Aktivisti nga Norvegjia kundër që lufta e UÇK-së të mësohet në shkolla: Kosovën e ka çliru NATO

Më: 29 prill 2024 Në ora: 12:53
Bardh Nëngurraj

Aktivisti nga Norvegjia, Bardh Nëngurraj, është kundër që lufta e UÇK-së të futet si lëndë nëpër shkolla.

Kështu deklaroi ai për KosovaToday.

“Unë mendoj që për luftën e UÇK-së dhe cdo ngjarje që ndodhë me karakter kombëtar dhe të lirisë së shtetit, duhet të mësojnë fëmijët.

Mirëpo, lufta e UÇK-së ishte një luftë kryesisht guerile e grupacioneve të ndryshme që nuk nguruan ta marrin pushkën dhe t’ia kthejnë atë armikut shekullor serb, për cka besoj se nuk ka shqiptar që nuk ka respekt.

Në anën tjetër, të materializohet në këso përmasa përpjekje e atyne njerëzve që kanë dhënë jetën e disa kanë mbetur pa gjymtyrë, për përfitimet enjë grupi apo grupacioneve të ndryshme që në këtë materializim kanë ngritë edhe karriera politike, më duket se nuk është e drejtë.

Tani me folë me emra, nuk jam kompetent dhe nuk kisha pasë dëshirë me folë por e dëshmojnë ngjarjet që kanë pasu dhe rastet kur nga sot kemi njerëz nga i ashtuquajturi Shtabi Qendror i UÇK-së Gjykata (Speciale) po i fajëson.

Tani të tentojme na ta fusim një landë që kishim me quajtë lufta e UÇK-së, mendoj se nuk është e drejtë sepse këtë nuk e ka bë as Enver Hoxha.

Lufta e UÇK-së, duhet të shpjegohet nga historianët, nga aktorët e gjallë që kanë qenë aty.

Mendoj që na shqiptarët përdorim terminologji që e kemi dëgju dhe truni pastaj, pa pasë njohuri e përdorim, Epope është fjalë e madhe.

Na ma s’pari për me, nuk ka ndodhë nuk besoj që ka shtet në botë që ka luftu dhe luftën e ka futë si landë mësimi në shkolla.

Luftën e shkruajnë historianët, kronikët, gazetarët dhe akterët e gjallë.

Na folim UÇK, na nuk folim se Kosovën e ka çliru NATO. Nëse tentojmë të shkruajmë histori vetëm për UÇK-në duhet mos me lanë histori të rrejshme.

Mendoj që e ka çliru NATO bashkë me UÇK-në, UÇK edhe 1000 vjet nuk kish mujtë me e cliru me atë kapacitet”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat