Lati: Nga klasa e pestë duhet të mësohen nxënësit se është derdhur gjak për këtë liri

Aktuale

Lati: Nga klasa e pestë duhet të mësohen nxënësit se është derdhur gjak për këtë liri

Më: 29 prill 2024 Në ora: 14:04
Emin Lati

Ish-pjesëtari i UÇK-së, Emin Lati, ka bërë thirrje që pjesë e librave dhe programit shkollor për nxënësit e ciklit të ulët të jetë edhe historia dhe lufta e UÇK-së.

Ai ka qenë kritik edhe ndaj liderëve të vendit, sipas tij, nuk po bëjnë mjaftueshëm ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

“Ne si kategori dalë nga lufta e duam një mirëqenie më të mirë nga shteti ynë.

Nga klasa e pestë duhet të mësohen nxënësit se është derdhur gjak për këtë liri”, ka thënë Lati. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat