Vrasja në Ferizaj, nesër shpallet aktgjykimin ndaj Qendrim Januzit

Aktuale

Vrasja në Ferizaj, nesër shpallet aktgjykimin ndaj Qendrim Januzit

Më: 29 prill 2024 Në ora: 15:08
Qendrim Januzi

Nesër do të shpallet aktgjykimi ndaj Qendrim Januzit, vëllait të reperit Buta, i cili akuzohet për vrasjen e Gazmend Hysenit para dy vitesh.

Seanca gjyqësore ku do të shpallet aktgjykimi do të nisë në orën 10:00.

“Ju njoftojmë se të martën më 30 prill 2024, duke filluar nga ora 10:00, vazhdon seanca gjyqësore me shpalljen e aktgjykimit në çështjen penale, kundër të pandehurit Q.J., i akuzuar për shkak të veprave penale vrasja e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.5 të KPRK-së, si dhe veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore të Ferizajt.

Seanca e shpalljes së aktgjykimit është e hapur për publikun

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat