Mjeku i pacientit në Gjilan: Jam i gatshëm që ekspertët të vlerësojnë se si ishte trajtimi

Aktuale

Mjeku i pacientit në Gjilan: Jam i gatshëm që ekspertët të vlerësojnë se si ishte trajtimi

Më: 30 prill 2024 Në ora: 00:24
Imet Rrahmani

Mjeku kujdestar i Emërgjencës në Spitalin e Gjilanit, Imet Rrahmani ka folur mbi akuzat se ai neglizhoi pacientin që shkoi për t’u kontrolluar.

Mjeku, Imet Rrahmani tha se këto akuza janë të pabaza.

”Absolutisht janë të pabaza në pacientin e kemi bë ekzaminimin primar e kemi vlerësu gjendjen e përgjithshme të tij dhe kemi konstatuar se atij duhet t’ i bëhet një rëntgen, një ekzaminim i kockave të hundës sepse plagën e ka pasë si pasojë e rrëzimit. Pacientit menjëherë ka shkuar në rëntgen, informacione të tjera dhe ankesa nuk ka pasë veç ka thanë po më dhemb kapak hunda. Kemi vlerësu që ai mund të shkojë në shtëpi dhe është konsultu edhe neurologu kujdestarë, meqë ka ndodh rrëzimi dhe s’ka pas informata shtesë”, deklaroi Rrahmani, njëherësh ish- ministër i Shëndetësisë.

Ai shtoi tutje se është i gatshëm që edhe ekspertët ta vlerësojnë se si ka qenë trajtimi.

“Pacienti është në gjendje të mirë nuk ka rrezik të tillë. Unë jam i gatshëm që edhe ekspertët ta vlerësojnë se si ka qenë trajtimi, por akuzat janë të pabaza dhe tendencioze për shkak të përceptimeve të pabaza që ka ai për mua si ish-politikan dhe si mjek”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat