Sot në Kuvendin e Kosovës bëhen homazhe për ish-deputetin Ali Lajçi

Aktuale

Sot në Kuvendin e Kosovës bëhen homazhe për ish-deputetin Ali Lajçi

Më: 30 prill 2024 Në ora: 06:56
Ali Lajçi.

Sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës bëhen homazhe me rastin e vdekjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, ish-deputetit të Kuvendit, Ali Lajçi.

Homazhet bëhen nga ora 10:00 – 12:00 në hollin e Kuvendit.

Ish-kryetari i Pejës dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ali Lajçi, ka ndërruar jetë të dielën.

Lajçi në kohën e shpalljes së Pavarësisë së vendit ishte deputet nga Grupi Parlamentar i LDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat