Incidenti i rëndë në aeroplanin nga Zvicra për në Kosovë, vdes gruaja pasi pësoi infarkt gjatë aterimit

Aktuale

Incidenti i rëndë në aeroplanin nga Zvicra për në Kosovë, vdes gruaja pasi pësoi infarkt gjatë aterimit

Më: 30 prill 2024 Në ora: 08:18 Përditësuar në ora: 10:00 më 30.04.2024
Pamje nga vendi i ngjarjes

Vdes gruaja që iu keqësua gjendja shëndetësore gjatë fluturimit nga Zvicra në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vdekur gruaja, të cilës iu keqësua gjendja shëndetësore gjatë fluturimit nga Zvicra për në Kosovë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“ANP-së, Adem Jashari  29.04.2024-22:25. Është raportuar se viktima femër kosovare derisa ishte duke fluturuar në arritje nga Zvicra, i është keqësuar gjendja shëndetësore  dhe pasi është kontrolluar nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Incident i rëndë në aeroplanin nga Zvicra për në Kosovë, një grua pëson infarkt gjatë aterimit

Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmë në aeroplanin që u nis nga Baseli i Zvicrës për në Kosovë, pasi një grua e moshuar ishte në gjendje të keqe shëndetësore dhe pësoi infarkt.

Kështu ka bërë me dije një sinjalizues, që po udhëtonte po ashtu me të njëjtën kompani, i cili i revoltuar ka rrëfyer këtë moment kritik që përjetoi gruaja në fjalë.

Ai tha se e moshuara pësoi infarkt derisa aeroplani po ateronte, por që asnjëri prej udhëtarëve nuk u lejua nga stafi që të intervenonte, për t’ia dhënë ndihmën e parë.

I mllefosur, ai tha se u deshën të presin ekipin e mjekëve derisa erdhën dhe për pasojë gruas i është keqësuar gjendja.

Ndryshe, ai shtoi se gruaja ishte bashkë me një të moshuar, që po ktheheshin në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat