Vrasja në Ferizaj, Gjykata sot shpall aktgjykimin ndaj vëllait të reperit të njohur

Aktuale

Vrasja në Ferizaj, Gjykata sot shpall aktgjykimin ndaj vëllait të reperit të njohur

Më: 30 prill 2024 Në ora: 08:30
Qëndrim Januzi, vëllai i reperit Buta, i cili akuzohet për vrasjen e Gazmend Hysenit.

Gjykata Themelore në Ferizaj sot pritet të shpall aktgjykimin ndaj Qëndrim Januzit, vëllait të reperit Buta, i cili akuzohet për vrasjen e Gazmend Hysenit.

Kështu ka bërë të ditur Gjykata përmes një njoftimi për media.

“Ju njoftojmë se të marten më 30 prill 2024, duke filluar nga ora 10:00, vazhdon seanca gjyqësore me shpalljen e aktgjykimit në çështjen penale, kundër të pandehurit Q.J., i akuzuar për shkak të veprave penale vrasja e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.5 të KPRK-së, si dhe veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së.” – ka njoftuar Gjykata.

Po ashtu, bëhet e ditur se seanca e shpalljes së aktgjykimit është e hapur për publikun.

Ndryshe, në fjalën e tij përfundimtare, të premten prokurori i rastit, kërkoi nga gjykata që i akuzuari Januzi ta shpallet fajtor, duke shtuar se me rastin e matjes së dënimit gjykata të ketë parasysh rrethanat rënduese e posaçërisht ato që kanë të bëjnë me ashpërsimin e dënimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat