“Palca e kombit tashmë i ka falur ata”, Remi flet për bashkëpunëtorët e Serbisë

Aktuale

“Palca e kombit tashmë i ka falur ata”, Remi flet për bashkëpunëtorët e Serbisë

Më: 30 prill 2024 Në ora: 09:14
Rrustem Mustafa-Remi

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa-Remi është deklaruar së fundmi rreth bashkëpunëtorëve të Serbisë gjatë viteve 1989-1999.  

Ai tha se është e rëndësishme që këta persona nuk e kanë më asnjë borxh ndaj agresorit dhe se të tillët duhet që të përqafojnë vlerat e kombit dhe t’i bashkohen shumicës së qytetarëve të lirë.

Tutje, ai deklaroi se palca e kombit i ka falur të gjithë ata që atë kohë kanë qenë në mëdyshje dhe që nuk I kanë besuar brezit të lirisë.

Reagimi i tij:

Debati rreth njerëzve të afërt me pushtetin serb 1989-1999.

E rëndësishme është se asnjëri nga lojalistët e kohës së okupimit nuk kanë më asnjë borxh ndaj shtetit agresor që ka ik.

Ata duhet të pajtohen me këtë fakt dhe duhet të perqafojnë vlerat e kombit të vet në mënyrë që t'i bashkohen shumicës së qytetarëve të lirë.

Palca e kombit, tani i ka falur të gjithë (përjashto kriminelët) ata që në atë kohë kanë qenë me mëdyshjen dhe nuk i kanë besuar brezit të lirisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat