Knaus dhe Martens i kundërpërgjigjen Vuçiqit për Asociacionin dhe anëtarësimin e Kosovës në KiE

Aktuale

Knaus dhe Martens i kundërpërgjigjen Vuçiqit për Asociacionin dhe anëtarësimin e Kosovës në KiE

Më: 30 prill 2024 Në ora: 12:53
Gerald Knaus

Gazetari i FAZ, Michael Martens dhe Gerald Knaus nga “ESI” i janë kundërpërgjigjur presidentit serb, Aleksander Vuçiq, pasi ky i fundit i ka përmendur në një adresim para mediave.

Martens ka shkruar se presidenti serb Vuçiq e ka bërë shprehi që të reagojë për artikujt e gazetës gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung dhe ka shtuar se mbase ambasada gjermane në Beograd mund ta ndihmojë presidentin serb me përkthim të artikujve.

”Është bërë një shprehi për presidentin serb Aleksandër Vuçiq që të reagojë për artikujt e publikuar në FAZ. Në rregull. Por a mundet Ambasada Gjermane t’i ofrojë përkthim më të saktë të artikujve të FAZ për të cilët ai diskuton?”, ka pyetur Martens.

Edhe Gerald Knaus nga ESI i është përgjigjur presidentit serb, duke thënë se si organizatë janë për krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Knaus në një video të shkurtër thotë se presidenti serb e ka keqkuptuar atë çfarë ESI ka thënë rreth Asociacionit dhe rreth anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës. Knaus ka potencuar se janë për krijimin e një Asociacioni në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat