Hysen Durmishi ftohet nga Prokuroria Speciale, kjo është arsyeja

Aktuale

Hysen Durmishi ftohet nga Prokuroria Speciale, kjo është arsyeja

Më: 30 prill 2024 Në ora: 14:26
Hysen Durmishi

Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka bërë të ditur se ka pranuar ftesë nga Prokuroria Speciale për intervistë më 8 maj për Prishtinë – Podujevë.

Sipas Durmishit, me gjasë dikujt po i pengon dinamika e punimeve në këtë projekt, sepse sipas tij, gjithçka po ecën sipas planit.

“Të ftosh zv.ministrin për intervistim duke u bazuar në spekulimet e një operatori ekonomik, edhe pas vendimit të OSHP- së që na jep të drejtë neve si autoritet kontraktues, më duket sinqerisht e pakuptimtë. Ankesa e atij operatori ekonomik është shpallur e pabazuar edhe me vendim”.

“Sa e sa raste kam dërguar në prokurori speciale, prokurori themelore e polici të krimeve ekonomike dhe asnjë deri më tash nuk po trajtohet, përkundrazi zvarriten me vite e vite edhe pse ka fakte sa të duash për krim e korrupsion”.

“Rasti i mirëmbajtjes së urave p.sh ku nga 500 mijë euro të planifikuara në fund kontrata përfundon në 5 milionë e 300 mijë euro. Nuk e di çfarë fakti tjetër i duhet prokurorit për të vepruar”, tha Durmishi.

Ai më tej bëri të ditur se më 8 maj do të paraqitet në Prokurori Speciale për të treguar që, sipas tij, është i lumtur që është nënshkrues i kontratave për rrugën Prishtinë – Podujevë.

“Do të doja që edhe projektet tjera të ecnin me dinamikën e punëve që po bëhen në këtë rrugë. Do të vazhdoj që t’a kryej punën time me nder e përkushtim pavarësisht pengesave që na dalin gjatë rrugës”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat