Zemaj i LDK-së flet për ftesën e Prokurorisë për zv/ministrin Hyseni: Ky është veç fillimi…

Aktuale

Zemaj i LDK-së flet për ftesën e Prokurorisë për zv/ministrin Hyseni: Ky është veç fillimi…

Më: 30 prill 2024 Në ora: 19:19
Armend Zemaj

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi është ftuar për intervistim nga Prokuroria Speciale për tenderin e rrugës Prishtinë-Podujevë.

Deputeti I LDK-së, Armend Zemaj duke folur për këtë ftesë të Prokurorisë ndaj zv/ministrit Durmishi, ka paralajmëruar se ky do të jetë vetëm fillimi.

Zemaj në emisionin “Raport” ka thënë se ka fakte të korrupsionit nga kjo Qeveri.

Ai ka paralajmëruar se ky është veç fillimi nga Prokuroria

“Ky është fillimi sepse ne kemi informacione që mendojë se deklaratat publike gjithmonë duhet të trajtohen, sidomos edhe ato që janë thënë në institucionin më të artë legjislativ siç është Kuvendi I Kosovës…”, ka thënë Zemaj.

Ai ka thënë se me kaq nuk do ta lënë pasi që ka paralajmëruar se do të kërkojnë qasje në dokumentet publike përmes Komisioneve Hetimore. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat