Çitaku: Kryetari Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Aktuale

Çitaku: Kryetari Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Më: 30 prill 2024 Në ora: 22:50
Vlora Çitaku

Sekretarja e Përgjithshme në PDK, Vlora Çitaku, deklaroi se kryetari i partisë, Memli Krasniqi, ka pasur kontakte me të gjitha subjektet politike, edhe me Vetëvendosjen, për ta shpërndarë Kuvendin e Kosovës.

Mirëpo, siç u shpreh për emisionin Rubikon, “fatkeqësisht edhe në këtë pikë, sikurse edhe në shumë çështje të tjera, Lëvizja Vetëvendosje diçka tjetër thotë publikisht, e diçka tjetër mendon dhe beson”.

Çitaku tutje shtoi se partia e saj beson që brenda këtij viti, më së largu në vjeshtë, do të kemi zgjedhje të reja në Kosovë.

“Ne nuk jemi këtu për protagonizëm. Jemi munduar që të kemi konsensus. Ne duam që të gjitha partitë opozitare të jenë në dakordancë për datën eventuale të zgjedhjeve të reja. Vendi ka nevojë për zgjedhje, kaq e thjeshtë është. Kuvendi është bllokuar , nuk votohet asgjë”, theksoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat