Çitaku thotë se nuk ka sovranitet në veri

Aktuale

Çitaku thotë se nuk ka sovranitet në veri

Më: 1 maj 2024 Në ora: 00:08
Vlora Çitaku

Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, deklaroi se kushdo që sot thotë që Kosova ka më shumë sovranitet në veri të vendit, nuk e ka idenë se çfarë po ndodh atje.

“Në fakt, sa sovrane është Kosova në atë pjesë të vendit e dëshmuan edhe pamjet në një prej komunave veriore ku nënkryetarja e komunës merrte narkotikë në zyrat e komunës. Aq ka sovranitet në atë pjesë të vendit”.

“A ka policë, a ka administratë, çfarë shërbime ofrohen?.

Mendoj që edhe dështimi i referendumit flet më së shumti se sa sovranë jemi ne atje, se sovraniteti buron nga populli”, deklaroi Çitaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat