Mustafi flet për kthimin e Vulinit në ekzekutiv, ja çka tregon

Aktuale

Mustafi flet për kthimin e Vulinit në ekzekutiv, ja çka tregon

Më: 1 maj 2024 Në ora: 00:26
Ragmi Mustafi

Ragmi Mustafi, ish-kryetar i KKSH-së, ka thënë se Qeveria e re e Serbisë është në krahun e djathtë.

Mustafi mes tjerash përmendi Aleksandar Vulinin dhe Nenad Popoviqin që janë në listën e zezë të SHBA-së.

“Si duket e gjitha qeveria e Serbisë është në krahun e djahtë, dy nga të propozuarit e kandidatit për kryeministër, siç është Aleksandar Vulin dhe Nenad Popivq, të cilët janë në listën e zezë të SHBA-së. Krahas asaj ka futur shumë të propozuar që janë të djathtë ekstreme, madje të cilët janë akuzuar për albanofili dhe gjuhë të urrejtjes”, u shpreh Mustafi.

“Kjo tregon qartë që nuk është qeveri pro evropiane tregon qartazi që nuk është një qeveri që harmonizon politikën e jashtme me bashkimin evropian dhe tregon qartas se Serbia ka rrëshqet nga Rusia”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat