Gjykimi ndaj ish krerëve të UÇK-së, dëshmitari i radhës do të dëshmojë në seancë të mbyllur

Aktuale

Gjykimi ndaj ish krerëve të UÇK-së, dëshmitari i radhës do të dëshmojë në seancë të mbyllur

Më: 1 maj 2024 Në ora: 09:28
Hashim Thaçi dhe të tjerët

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), do të vazhdojë dëshminë dëshmitari i radhës i cili në pjesën më të madhe do të deklarohet në seancë të mbyllur.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), Christopher Bennett.

“Dëshmitari i radhës do të dëshmojë në seancë të mbyllur”, ka thënë Bennett.

​Më 30 prill, në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), kishte nisur dëshminë dëshmitari i 59-të, i cili ishte ish pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nuredin Abazi, ai u intervistua nga avokati kryesor i ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Luka Misetiç.

Teksa fillimisht ishte pyetur për themelimin e një gjykatë ushtarake.

Abazi, sqaroi se Ushtria Çlirimtare e Kosovës, asnjëherë s’ka pasur gjykatë ushtarake.

Këtë ai e ka arsyetuar duke thënë se për krijimin e një gjykate të tillë duhet të jenë kushte të veçanta, teksa theksoi se as pas 25 vjetësh Kosova s’ka gjykatë ushtarake.

Ndërkaq, është pyetur edhe për takimet që ka pasur me Musë Kulollin, i cili ka qenë ish polic i Jugosllavisë në atë kohë.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët – Kadri Veseli e Jakup Krasniqi – dhe ish-deputetit kosovar, Rexhep Selimi, akuzohen për vrasje, torturë e trajtim mizor në rreth 40 qendra ndalimi në periudhën midis viteve 1998–1999.

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së nisi më 3 prill 2023, pas më shumë se dy vjet nga konfirmimi i aktakuzës.

Por, katër të akuzuarit e Speciales e kanë mohuar çdo pretendim të Prokurorisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat