Rukiqi i LDK-së: Koeficienti i pagës do të jetë 150 euro

Aktuale

Rukiqi i LDK-së: Koeficienti i pagës do të jetë 150 euro

Më: 1 maj 2024 Në ora: 10:29
Berat Rukiqi

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Berat Rukiqi, deklaron se aludimi për rritjen e pagave nga Vetëvendosje është puro-politik për fushatë zgjedhore.

‘’Puro për fushatë elektroale do të ishte rritja e pagave nga Vetëvendosje. VV është dashur shumë më herët të i ngritë pagat, mos me ardhur deri tek varfërimi, deri tek problemet në ekonomi. Çdo veprim i tyre është i vonshëm dhe pa rezultate për qytetarët’’, deklaron Rukiqi.

E sa i përket deklarimit të LDK-së, për prozimin e rritjes së koeficientit për mbi 30% nga 110 euro në 150 euro, Rukiqi thotë se ky propozim del nga programi “Rruga e Re” dhe si propozim është bërë pas një vlerësimi në bazë të kostove të kushteve të jetesës dhe pas rritjes së jashtëzakonshme të inflacionit

”Kur është bërë propozimi origjinal, është bërë një vlerësim në bazë të kosotove të kushteve të jetesës dhe tashmë ka një rritje të jashtëzakonshme të inflacionit dhe kjo ka ndiku tek plani ynë. Ne kemi thënë që programi Rruga e Re është program i gjërë që i përshtateve nevojave të qytetarëve. Ende është në diskutim e sipër’’, thekson ai.

Më tej, Rukiqi shton se ky është opsion në dobi të qytetarëve.

‘’Nëse e shohim si po shkon trendi, ikja e fuqisë punëtore etj, kemi paralajmëruar edhe më parë që ne do të i ndryshojmë politikat tona. Ky është opsion në dobi të qytetarëve të vendi’’, shprehet ai.

Për legjislaturën dhe qeverinë aktuale, Rukiqi thotë se Kosova më jo serioz nuk ka pasur asnjëherë.

‘’Kur ata thonë për dikë janë jo serioz, nisen nga vetja, legjislaturë, ekzekutiv më jo serioz se sa ata të VV-së, Kosova nuk ka parë asnjëherë’’, përfundon Rukiqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat