Haliti i VV-së: LDK-ja nuk shquhet për rritje kaq të madhe të pagave siç po deklarojnë

Aktuale

Haliti i VV-së: LDK-ja nuk shquhet për rritje kaq të madhe të pagave siç po deklarojnë

Më: 1 maj 2024 Në ora: 10:31
Enver Haliti

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, njëherit anëtar nga Komisioni Parlamentar për Buxhet, Punë dhe Transfere, thotë se deri më tani nuk ka asgjë zyrtare nga Qeveria e Kosovës sa i përket ndonjë plani për rritje të pagave.

‘’Nuk ka asgjë zyrtare nga ana e Qeverisë sa i përket rritjes së pagave’’, deklaron ai.

Haliti thotë se një rritje të tillë  e sheh si të mirëseardhur, por se kjo varet nga rritja ekonomike e që për të një rritje e pagave ka ndodhur gjatë këtij viti.

‘’Rritja e pagave gjithmonë është e mirëseardhur, por në vartësi të rritjes ekonomike. Një rritje ka ndodhur në fillim të këtij viti, me ngritjen e vlerës së koeficientit të pagës’’, shprehet ai.

Ndërkaq, sa i përket deklarimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila ka thënë se do të bëjë rritjen e koeficientit për mbi 30% nga 110 euro sa është tani një koeficient në 150 euro, deputeti i VV-së thotë se LDK nuk është shquar ndonjëherë për rritje të pagave.

‘’Nuk e di se çfarë kanë thënë LDK, por ata ishin në qeveri për vite të tëra dhe nuk mbahen mend për ndonjë rritje të pagave gjatë mandatit të tyre’’, deklaron Haliti për Fo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat