Kryeministri belg kundërshton idenë për ndërtimin e burgjeve në Kosovë

Aktuale

Kryeministri belg kundërshton idenë për ndërtimin e burgjeve në Kosovë

Më: 1 maj 2024 Në ora: 11:09
Alexander De Croo

Kryeministri Alexander De Croo ishte i ashpër ndaj partive të tjera gjatë fjalimit të tij në prag të 1 majit në qytetin bregdetar të Blankenberges. Ai denoncoi “propozimet e çmendura” të partive opozitare, e veçanërisht të partisë konservatore ‘N-VA’ për ndërtimin e burgjeve në Kosovë.

“Është një ide e vogël që ata vodhën nga Danimarka dhe që tashmë ka kushtuar 210 milionë euro. Por ende asnjë i burgosur nuk është nisur për në Kosovë. E megjithatë, Theo Francken mendon se kështu do ta zgjidhë problemin e mbipopullimit të burgjeve. Ndërsa zgjidhja është thjesht ajo që bëri Vincent Van Quickenborne [ish-ministri i Drejtësisë të Belgjikës, v.j]: ndërtoi qendra paraburgimi si në Kortrijk”, tha kryeministri belg.

Para disa ditësh, Theo Franken, anëtar i partisë konservatore nacionaliste belge Aleanca e Re, premtoi se pas zgjedhjeve në vendin e tij, do të marrë iniciativë për të ndërtuar ose marrë me qira një burg në Kosovë.

Ai, shkroi se burgu do të shërbejë për të gjithë emigrantët ilegalë që ndodhen aktualisht në Belgjikë.

“Pas zgjedhjeve do të ndërtojmë apo marrim me qira një burg në Kosovë për të strehuar gjithë këto mbeturina ilegale, kushton një qindarkë, por do ta bëjë vendin tonë më të sigurt”, ka shkruar Franken në rrjetin social “X”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat