E thotë Alfred Cako: Trojet shqiptare do të bashkohen dhe kryeqytet do ta kenë Przirenin

Aktuale

E thotë Alfred Cako: Trojet shqiptare do të bashkohen dhe kryeqytet do ta kenë Przirenin

Më: 1 maj 2024 Në ora: 11:21
Alfred Cako

Alfred Cako në një emision televiziv, ka thënë se trojet shqiptare do të bashkohen.

Cako tutje ka theksuar se pas bashkimit të trojeve shqiptare, Prizreni do të bëhet kryeqytet.

Ai thotë se Prizreni ka kushte të mira gjeografike, natyrore për të mbajtur popullatën.

Cako tutje shprehet se në Prizren do të jetë qendra e madhe Parlamenti i përbashket i federatës, Qeveria e përbashkët, kurse Tirana do të ketë këto që ka të Shqipërisë, Prishtina të Kosovës, Sanxhaku të Sanxhakut, Bosnja të Bosnjës, por do të ketë një parlament të përbashkët federativ që do të jetë në Prizren.

Më tutje Cako ka thënë se do të ketë dy llojë të taksave, atë federative dhe shtetërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat