Krasniqi: Qeveria duhet t’i respektojë dhe jo t’i denigrojë punëtorët

Aktuale

Krasniqi: Qeveria duhet t’i respektojë dhe jo t’i denigrojë punëtorët

Nga: N.E Më: 1 maj 2024 Në ora: 11:52
Pamje nga aksioni

Memli Krasniqi nga PDK ka reaguar sot për nder të ditës së 1 Majit, pas aksionit të kësaj partie pranë Qeverisë.

Krasniqi ka thënë se kërkojnë nga Qeveria të drejtat e punëtorëve t’i respktojë dhe jo ti denigrojë.

Sipas tij, punëtorët duhet në kenë siguri, barazi, mundësi dhe dinjitet në shtëpi dhe jo më valixhe për Evropë.

"Për punëtorët tanë, të drejtat e tyre dhe Kosovën tonë – nga Qeveria kërkojmë respekt dhe jo denigrim.

Kërkojmë siguri, barazi, mundësi dhe dinjitet në shtëpi - jo më valigje për Evropë.

Punëtorëve të zellshëm të vendit tonë, atyre që përkundër sfidave dhe vështirësive vazhdojnë të mbajnë gjallë pulsin e zhvillimit të Republikës, urime 1 Majin. Mirënjohës secilit prej jush!", ka shkruar Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat