​Protesta e sindikatave, këto ishin kërkesat drejtuar qeverisë

Aktuale

​Protesta e sindikatave, këto ishin kërkesat drejtuar qeverisë

Më: 1 maj 2024 Në ora: 12:29
Pamje nga vendi i ngjarjes

Dialog social, nënshkrim të aneksit të kontratës kolektive të arsimit, respektim të pensionistëve, e përmirësim të kushteve te punës, këto janë kërkesat e protestuesve të organizuar nga SBAShK-ut.

Pas marshimit, kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jashari deklaroi se qeveria po i ik dialogut dhe se do të detyrohen për veprime tjera sindikale.

"Qeveria vazhdon t’i ik dialogut. Duke respektuar zërin e anëtarësisë jemi këtu për të parandaluar veprimet tjera sindikale", tha ai.

E kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi tha se kryeministri Albin Kurti nuk po përmbush premtimet e dhëna në fushatë.

"Kryeministri paguan rrymën në pjesën veriore të Kosovës. Nuk është bash e lehtë. Ai i shpenzon rezervat shtetërore. Paguan deputetë të cilët jetojnë në Prishtinë, derivate që vijnë nga Prizreni. Paguan njerëz nga 7 mijë euro e neve nuk na jep as shtatë cent. Kjo qeveri para se të vij në pushtet na pati lodh. Zgjidhjen nuk e kërkojmë te qeveria por te liberalizimi i vizave", u shpreh ai.

Protesta e sotme, sipas kryetarit të BSPK-së, Atdhe Hykolli është ftesë për qeverinë për dialog. 0

"Nuk e kundërshtojmë ligjin për hir të tekeve, shqetësimet tona duhen dëgjuar. I bëjmë thirrje qeverisë që të veprojë në përputhje me rrethanat", përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat