“Evropa do të ndahet”, eksperti ngre alarmin: Shtetet kanë marrë urdhër për mbrojtje urgjente

Aktuale

“Evropa do të ndahet”, eksperti ngre alarmin: Shtetet kanë marrë urdhër për mbrojtje urgjente

Më: 1 maj 2024 Në ora: 16:02
Drizan Shala

Eksperti i sigurisë Drizan Shala tha se shtetet evropiane po rishikojnë kapacitetet e mbrojtjes.

Ai foli për atë që po quhet si “arkitektura e re e sigurisë për Evropën qendrore dhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor”.

Sipas tij shtetet kanë filluar të mendojnë më tepër për veten e tyre, e disa prej tyre kanë shkëputur linjën e prodhimit për vendet anëtare të NATO-s. Kjo sipas ekspertit Shala po ndodh për herë të parë që pas krijimit të aleancës së NATO-s.

“Në kuadër të këtij dialogu është nënkuptuar mes rreshtave se shtetet tanimë kanë filluar të tërhiqen nga Nato dhe obligimet e saj e tashmë kanë filluar të krijojnë miniaturat e tyre për sigurinë. Kemi rastin e shteteve Poloni, Çekosllovaki, Austria, Hungaria, si një entagent në raport me vendet e Ballkanit duke nënkuptuar më qartazi tendencën e Aleksandër Vuçiç dhe Dodik, të cilët po flasin për Jugosllovakinë e re.

Kjo e fundit me mbajtjen e takimit në Budapest, po nënkuptohet se shtetet po rikthehen në kontekstin e ndarjeve të mëhershme të viteve 90. Pra do të kemi një Jugosllovaki të re. Evropa do ndahet. Është përcaktuar edhe elementi ushtarak në kuadër të kësaj konference ku padyshim ishin çështjet që industria e mbrojtjes të vendeve të Evropës juglindore, Hungaria, Polonia, Çekosllovakia, tanimë janë duke menduar për veten e tyre, duke e shkëputur tërësisht linjën e prodhimit për vendet anëtare të NATO-s”, tha Drizan Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat