Babai i 30-vjeçarit që u vra në Ferizaj reagon pas dënimit ndaj vëllait të Butës

Aktuale

Babai i 30-vjeçarit që u vra në Ferizaj reagon pas dënimit ndaj vëllait të Butës

Më: 1 maj 2024 Në ora: 17:12
Vehbi Hyseni

Vehbi Hyseni, babai i 30-bjeçarit Gazmend Hyseni, të vrarë me gjashtë plumba natën e 18 majit të vitit 2022 në Ferizaj, e ka cilësuar të butë verdiktin e Gjykatës në Ferizaj me 17 vite burgim ndaj dorasit Qëndrim Januzi.

Ai, në një deklarim të mërkurën, tha se konflikti mes djalit të tij dhe Januzit ishte motivuar nga djegia e një veture, për çka thotë se djali i tij s’kishte pasur faj.

“Shkak i vrasjes është puna e kerrit. Është akuzu, policia e kanë marrë edhe e kanë vërtetu që ky nuk është fajtor. Prokuroria i ka mbledhë provat i ka shiku kamerat edhe e ka cilësu se është vrasje e rëndë, me paramendim, me gjashtë plumba”, tha Hyseni.

Sa i përket raportit të të ndjerit me Januzin, babai i viktimës u shpreh se si nxënës kanë qenë shokë, ndërsa kohëve të fundit kishin konflikte mes vete.

E pas djegies së veturës për të cilën dyshohej i ndjeri Hyseni, ai thotë se vëllezërit Januzi e kanë kërcënuar me jetë.

“Kur u djeg vetura i kan qu djalit tem mesazh i ka thënë ti e din çka ke bo, në qoftë se të vrasim, thuj familjes mos t’na lyp gjak, është në telefon kjo edhe Prokurori e ka”, shtoi Hyseni.

Hyseni është shprehur i befasuar me vendimin e Gjykatës.

“Ky meriton dënim me vdekje, sepse ky [Qëndrim Januzi] e ka marrë vendimin e ka dënu me vdekje djalin tim. Qatë ditë që e ka dënu me vdekje djalin tim, qatë natë, edhe ky veten e ka dënu me vdekje”. Gjykata duhet ta din, sepse gjykata nuk e ka dënu me vdekje. Kur ta vrasësh personin edhe ti je i vrarë, duhet ta dish këtë. Ky duhet me marrë vendimin maksimal, veç unë jam befasu me vendimin e Gjykatës.. shumë kam pasur besim në ta sepse i kam njoftë si persona”, tha ai.

Gazmend Hyseni, i njohur me nofkën “Strella” u vra nga Qëndrim Januzi më 18 maj të vitit 2022 në Ferizaj.

Për këtë të martën, Gjykata Themelore e Ferizajt, dha verdiktin për të akuzuarin Januzi i cili u dënua me 17 vjet burgim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat