Dumoshi: Gjitha kërkesat e SBASHK-ut janë të drejta, ne do të kemi komunikim me ta se Qeveria po i neglizhon

Aktuale

Dumoshi: Gjitha kërkesat e SBASHK-ut janë të drejta, ne do të kemi komunikim me ta se Qeveria po i neglizhon

Më: 1 maj 2024 Në ora: 18:16
Vlora Dumoshi

Deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi ka komentuar protestën e SBASHK-ut të mbajtur sot para Qeverisë së Kosovës dhe kërkesat e tyre.

Për Dumoshin, gjitha kërkesat e SBASHK-ut janë të drejta dhe se Qeveria e Kosovës, po i neglizhon ata. Për të, sindikatat gjithmonë ka pasur të drejtë.

‘’Gjitha kërkesat e SBASHK-ut janë të drejta, për të cilat ata protestuan. Neglizhenca që ua ka bërë kjo Qeveri, nga fillimi me humbjen e orëve, gjitha ato, gjithmonë SBASHK-u ka pasur të drejt. Komunikimin edhe injorimin që ua ka bërë Qeveria, pa dyshim që zgjohen edhe në protesta dhe protestojnë. Si deputete e përkrahu SBASHK-un në kërkesat e tyre’’ thotë Dumoshi.

Ajo thekson se LDK ka programin e saj “Rruga e Re”, e ku parashihet gjithçka, përfshirë edhe komunikimin me sindikata.

‘’LDK ka programin e qartë Rruga e Re e ku parashihet gjithçka dhe ne do të kemi komunikim me të gjitha e sidomos me sindikatën e arsimit”, deklaron ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat