Kastrati: Shteti s’komunikon me sindikatat se është i kapur nga hajdutët

Aktuale

Kastrati: Shteti s’komunikon me sindikatat se është i kapur nga hajdutët

Më: 1 maj 2024 Në ora: 19:36
Ardian Kastrati

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, duke thënë se pas protestës së 1 majit nuk ka komunikuar me sindikatat sepse sipas tij, “është i kapur nga hajdutët”.

“Këta në qeveri dallojnë në frizura, gjatësi, moshë, etj por në thelb janë gati të gjithë njësoj – HAJDUTA. Punëtorët e sektorit publik dhe atij privat paguajnë tatime nga të cilat shteti i kapur nga hajdutët paguan 7500 euro pagë në muaj Gani Jakupin”, ka shkruar ai në Facebook.

“Në shërbim të oligarkisë sunduese janë mafiozët që vjedhin miliona nga rezervat shtetërore, milionat në KEK, milionat përmes kontratave njëburimore, ujërave nëntokësore, teksteve shkollore, etj”, ka shkruar tutje ai.

Po ashtu, ai ka akuzuar se pushteti po i rendit shtëpitë  në lagjen ” Marigona” në Prishtinë.

“Në ditën e punëtorëve pushteti i hajdutëve i nderon punëtorët duke bërë. qejf nëpër bregdetin shqiptar e gjetiu me raki e verë nëpër tavolina. Në anën tjetër punëtorët e arsimit dhe sindikatave të tjera kanë kërkesa minimaliste që injorohen totalisht nga po të njëjtit hajdutë qeveritar!”, ka shkruar Kastrati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat