A dihej rëndësia e figurës së Adem Jasharit në tubimin për faljen e gjaqeve, tregon Neziri

Aktuale

A dihej rëndësia e figurës së Adem Jasharit në tubimin për faljen e gjaqeve, tregon Neziri

Më: 1 maj 2024 Në ora: 22:09
Anton Çeta

Profesori universitar dhe Pajtuesi, Zymer Neziri, tregoi se në takimin e faljes së gjaqeve në Verrat e Llukës në Deçan, kishte prezent shumë komandantë e dëshmorë lufte.

Në mesin e tyre, ndodhej edhe komandanti legjendar, Adem Jashari, për të cilin Neziri tha se në atë periudhë kohore nuk dihej ende rëndësia e figurës së tij.

“Ishte herët për ta ditur rëndësinë e figurës së Adem Jasharit. Por, përveç Adem Jasharit, ka edhe shumë të tjerë komandantë lufte, dëshmorë lufte, që kanë qenë pjesë e organizimit të luftës”, tregoi Neziri.

Aksioni për pajtimin e familjeve shqiptare në hasmëri kishte nisur nga disa studentë të rajonit të Dukagjinit, ish-të burgosur politikë, më 2 shkurt 1990 në Lumëbardhë të Deçanit.

Pjesë e këtij tubimi, që konsiderohet më i madhi në gjithë historinë e Kosovës, pjesëmarrës ishte edhe Komandanti Legjendar Adem Jashari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat