Mustafa: Vuçiqi është një super mashtrues

Aktuale

Mustafa: Vuçiqi është një super mashtrues

Më: 1 maj 2024 Në ora: 22:53
Ragmi Mustafa

Kryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa ka thënë se me këtë veprim Vuçiq po del kundër Evropës dhe SHBA-së.

Sipas tij, Vuçiq po del të jetë një super mashtrues dhe me perëndimorët.

‘Vuçiq po del kundër Evropës, kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, po del kundër pranimit të gjenocidit në Bosnj, kundër pranimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës edhe përkundër asaj që në marrëveshjen e Ohrit është zotuar se nuk do të pengojë Kosovën në integrimet euroatlantike’, ka thënë Mustafa.

Sipas tij, Vuçiq nuk po tregohet bashkëpunues, por po del një super mashtrues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat